Edi Martini komentoi pas disfatës 1-0 të skuadrës së tij Vllaznia në Vlorë kundër Flamurtari në javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.
“Kartoni i kuq i Bismark-ut ishte pa arsye dhe më dhemb shumë, por kjo është pjesë e futbollit. Loja dhe karakteri i djemve u duk më mirë në pjesën e dytë”, tha Martini, duke shtuar: “Duhet të ishim më agresivë për të gjetur golin. Nuk është e lehtë, por do të vazhdojmë ritmin dhe mënyrën e lojës me agresivitet.”
Martini nënvizoi gjithashtu përpjekjen e ekipit: “Nuk na çaloi loja në sulm, me Pusin dhe Muratajn që futa, donim gjithçka. Edhe pse humbja dhemb, nuk fiton gjithmonë më i miri. Futbolli është i tillë: humb shumë raste dhe një gol i kundërshtarit mund të vendosë ndeshjen.”
Trajneri i Vllaznisë paralajmëroi se ekipi duhet të përgatitet për sfidën e radhës në Rrogozhinë, duke mbajtur fokusin në objektivat e sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: