Flamurtari arriti një fitore të madhe në Vlorë, duke mposhtur 1-0 Vllazninëa, kryesuese e kampionatit, dhe duke ringjallur shpresat për objektivin e mbijetesës. Me këtë sukses, kuqezinjtë u afruan vetëm -2 pikë nga Vora, që u mposht nga Blylisi këtë të diel.
Në minutën e 26’, Vllaznia ishte pranë golit kur Jago u pozicionua mirë, por tentativa e tij përfundoi jashtë. Tri minuta para fundit të pjesës së parë, Flamurtari gjeti golin vendimtar: Bolzan shënoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Maksuti, duke ndezur festën në stadium.
Dhe brenda vetëm dy minutash pas golit, Vllaznia pësoi një tjetër goditje të rëndë: Bismark u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin shkodran me një lojtar më pak.
Ne superioritet numerik, Flamurtari ia doli tër mbronte epërsinë gjatë pjesës së dytë, duke festuar në fund për tri pikët.
Kjo fitore e Flamurtarit është një lajm i madh për skuadrën dhe tifozët, duke dhënë optimizëm për rrugëtimin drejt mbijetesës në kampionat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: