Një mbyllje e pabesueshëm shënoi derbin klasik skocez midis Celtic dhe Rangers, këtë herë në kuadër të Scottish Cup. Ndeshja përfundoi 0-0 në kohën e rregullt dhe në shtesë ndërsa në goditjet e penalltive triumfoi 4-2 Celtic, të cilët eliminuan rivalët e përjetshëm në kohën shtesë.
Në këtë ndeshje luajti nga minuta e 77-të për Rangers futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, që rezultoi një nga dy lojtarët e skuadrës së tij që shënuan nga pika e bardhë.
Megjithatë, pas golit të fundit dhe festimeve të vendasve, ‘Ibrox Stadium’ u mbush me tifozë nga të dyja skuadrat, duke shkaktuar një përleshje masive. Tifozët hodhën tymuese dhe fishekzjarrë, ndërsa situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e policisë.
Ky incident ndodhi gjatë derbit të parë ‘Old Firm’ ku, pas gati dhjetë vjetësh, kishte një disponibilitet të madh biletash edhe për tifozët e skuadrës mysafire. Përplasjet e shumta në të kaluarën kishin bërë që në 2023 të ndalohej hyrja e tifozëve mysafirë dhe kjo ndeshje konsiderohej një test për sjelljen e dy tifozërive. Eksperimenti, megjithatë, rezultoi dështim i madh.
"It is an ugly, ugly end to what has been a superb game of football"
— Premier Sports (@PremSportsTV) March 8, 2026
Chaos breaks out on the pitch at Ibrox as both sets of fans end up on the pitch following Celtic's penalty shootout win over Rangers pic.twitter.com/m8cmSHEkGM
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: