Lecce fiton përballjen e mbijetesës ndaj Cremonese-s

Lecce fiton përballjen e mbijetesës ndaj Cremonese-s

16:37, 08/03/2026

Serie A vazhdon të dhurojë ndeshje shumë të luftuara në fazën vendimtare të sezonit. Në javën e 28-të, Lecce mposhti 2-1 Cremonese-n në “lunch match” të zhvilluar në stadiumin Stadio Via del Mare, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Eusebio Di Francesco e mbylli pjesën e parë me avantazh të dyfishtë falë efikasitetit në goditjet standarde. Goli i parë erdhi në minutën e 22-të, kur Santiago Pierotti shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit Emil Audero.

Lecce e dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të me Nikola Stulic. Sulmuesi fitoi një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Matteo Bianchetti dhe e shndërroi vetë në gol, duke i dhënë qetësi skuadrës vendase para pushimit.

Në pjesën e dytë reagoi Cremonese. Trajneri Davide Nicola bëri tri zëvendësime në pushim, ndërsa një prej tyre rezultoi vendimtar. Në minutën e 47-të, Milan Djuric dha asistin me kokë dhe Federico Bonazzoli realizoi golin që rihapi ndeshjen.

Në minutat e fundit tensioni u rrit. Goli i barazimit nga Martín Payero në minutën e 86-të u anulua për një prekje të dukshme me dorë. Në aksionin e fundit, lombardët kërkuan edhe një penallti për një ndërhyrje ndaj Antonio Sanabria në zonë, por gjyqtari nuk e konsideroi faull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco