Real Madridi fiton me dramë, Arbeloa mbron ashpër Arda Gülerin

Real Madridi fiton me dramë, Arbeloa mbron ashpër Arda Gülerin

21:54, 07/03/2026

Real Madrid arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Celta Vigo, duke mbetur në ndjekje të FC Barcelona në garën për titull. Goli vendimtar erdhi në kohën shtesë nga Federico Valverde.

Ndeshja u zhbllokua fillimisht falë një asistimi të talentit turk Arda Güler për golin e Aurélien Tchouaméni. Megjithatë, Güler u shfaq i pakënaqur kur u zëvendësua pas rreth një ore lojë.

Pas ndeshjes, trajneri Álvaro Arbeloa reagoi ndaj kritikave, duke theksuar se askush nuk i ka dhënë më shumë minuta dhe besim Gülerit se ai vetë. Ai theksoi gjithashtu se në Madrid disiplinën e vendos trajneri, pavarësisht talentit të lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco