Galatasaray e fiton derbin e Stambollit ndaj Besiktasit

Galatasaray e fiton derbin e Stambollit ndaj Besiktasit

20:38, 07/03/2026

Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray ka marrë një fitore të madhe në derbin e Stambollit ndaj Besiktasit.

Të besuarit e Orkan Buruk kanë fituar minimalisht ndaj Besiktasit në “Tupras Stadium”.

Ishte goli i Victor Osimhenit që ia dha fitoren Galatës në këtë ndeshje derbi.

Nigeriani shënoi në minutën e 39-të, në pjesën e parë – një gol me kokë, i asistuar nga Leroy Sane.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 62-të, pas një ndërhyrje të rëndë në futbollistin e Besiktasit.

Në këtë ndeshje nuk u paraqit fare ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili mbeti në bankën rezervë të Besiktasit.

Ndërkohë, për bardhezinjtë nga Stambolli luajti nga fillimi mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, që u zëvendësua në minutë e 72-të.

Me këtë fitore, Galatasaray shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e parë, derisa Besiktasi mbetet në vendin e katërt me 46 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco