Ish-i i Manchester United: Messin dhe Ronaldon do t'i doja t'i shihja në finalen e Botërorit 2026!

Ish-i i Manchester United: Messin dhe Ronaldon do t'i doja t'i shihja në finalen e Botërorit 2026!

14:28, 07/03/2026

Ish-mbrojtësi francez, Patrice Evra, ka folur për të ardhmen e mikut dhe ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo, duke dhënë mendimin e tij për atë që mund të bëjë portugezi pasi të përfundojë karrierën si futbollist.

Në një intervistë, Evra u shpreh se Ronaldo është ende i fokusuar te objektivat e tij në fushë. “Cristiano Ronaldo është i zënë duke u përpjekur të arrijë 1000 gola në karrierë”, tha ai. Megjithatë, francezi mendon se në të ardhmen portugezi mund të ketë një rol të rëndësishëm në botën e futbollit, ndoshta si pronar klubi. “Unë e shoh Cristianon më shumë si pronar të një klubi futbolli në të ardhmen, njësoj si unë, sesa si trajner”.

Megjithatë, Evra theksoi se nëse Ronaldo do të vendoste të bëhej trajner, ai do të kishte sukses. “Cristiano pëlqen të jetë gjithmonë i pari në gjithçka. Nëse do të bëhej trajner, ai do të punonte për t’u bërë trajneri më i mirë në botë, ashtu siç është si lojtar. Mendoj se çdo klub do ta pranonte si trajner, nëse ai do ta dëshironte”.

Francezi bëri edhe një krahasim me ish-trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane. “Zidane është një shembull perfekt. Shpresoj që Cristiano Ronaldo të arrijë të bëjë atë që bëri Zizou: të fitojë disa Champions League dhe pastaj të marrë disa pushime të mira”, tha ai me humor.

Evra foli gjithashtu edhe për rivalitetin mes Ronaldos dhe Lionel Messit. Sipas tij, asnjëri prej tyre nuk do të rikthehet për të luajtur në Europë. “Mendoj se Messi do të qëndrojë tek Inter Miami. Klubi po ndërton diçka të madhe dhe ai duket shumë i lumtur atje me familjen e tij. Nuk e shoh as Messin dhe as Cristianon të rikthehen në Europë. Ata tashmë kanë provuar gjithçka”.

Në fund, Evra tha se shpreson që dy legjendat e futbollit të përballen edhe një herë në një moment historik: në finalen e FIFA World Cup 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco