Zhegrova drejt largimit nga Juventusi? Evertoni dhe Monaco shfaqin interes për ‘dardanin’

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi? Evertoni dhe Monaco shfaqin interes për ‘dardanin’

13:51, 07/03/2026

Mediat italiane po flasin gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm të Edon Zhegrovës nga Juventusi gjatë verës. Sulmuesi anësor kosovar nuk ka arritur të lërë gjurmë këtë sezon, pavarësisht se ka pasur disa mundësi për t’u aktivizuar.

Futbollisti i lindur në vitin 1999 është përdorur në 20 ndeshje në kompeticione të ndryshme, por ka grumbulluar vetëm 445 minuta në fushë. Kjo do të thotë mesatarisht rreth 22 minuta për ndeshje, një shifër që tregon se ai nuk ka qenë një zgjedhje e rregullt në formacion. Për më tepër, Zhegrova nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist këtë sezon.

Pikërisht për shkak të kësaj situate, sulmuesi kosovar duket se po shqyrton mundësi të tjera për të ardhmen e tij. Interesimi për të nuk mungon, sidomos nga klubet jashtë Italisë. Sipas “Tuttosport”, dy skuadra që po e monitorojnë me vëmendje situatën e tij janë Evertoni dhe Monaco. Të dy klubet kanë shfaqur interes dhe mund të rikthehen me oferta konkrete gjatë verës, në rast se lojtari nuk arrin të fitojë më shumë hapësirë te Juventusi nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave ka folur edhe ndërmjetësi Serxhio Mezi, i cili kishte rol në transferimin e Zhegrovës drejt Italisë. Ai u shpreh mjaft i drejtpërdrejtë për situatën e lojtarit: “Sipas mendimit tim, Juventusi ishte një zgjedhje e gabuar për Zhegrovën dhe ai duhet të largohet që në verë. Kjo është thjesht një mendim personal”.

Tashmë mbetet të shihet nëse sulmuesi kosovar do të vazhdojë aventurën te Juventusi apo do të kërkojë një destinacion të ri për të ringritur karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco