Krizë e thellë te Tottenhami, tifozët largohen nga stadiumi pas pjesës së parë

Krizë e thellë te Tottenhami, tifozët largohen nga stadiumi pas pjesës së parë

22:45, 05/03/2026

Situata te Tottenham Hotspur po bëhet gjithnjë e më alarmante. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, skuadra londineze ishte duke humbur 1-3 që në pjesën e parë dhe një pjesë e madhe e tifozëve vendosën të largoheshin nga stadiumi para se të mbaronte fraksioni i parë i lojës.

Momentin vendimtar e solli goli i tretë i skuadrës së drejtuar nga trajneri Oliver Glasner, që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të publikut. Kamerat kapën shumë tifozë të zhgënjyer që braktisnin tribunat e Tottenham Hotspur Stadium, duke treguar qartë pakënaqësinë për formën e dobët të ekipit.

Sezoni i këtij viti po rezulton ndër më të vështirët në historinë e klubit. Pavarësisht se sezonin e kaluar Tottenhami arriti të fitonte UEFA Europa League-n pas shumë vitesh pritjeje, këtë edicion skuadra po përballet me shumë probleme. Dëmtimet e shumta kanë ndikuar ndjeshëm në performancën e ekipit dhe në rezultatet e dobëta në kampionat.

Aktualisht, skuadra e drejtuar nga trajneri Igor Tudor ndodhet vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, ndërsa West Ham United po i afrohet gjithnjë e më shumë në renditje.

Si të mos mjaftonte kjo situatë e vështirë në kampionat, londinezët kanë përpara edhe një përballje shumë të rëndësishme në UEFA Champions League. Të martën ata do të luajnë në stadiumin ‘Metropolitano’ kundër Atlético Madridit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco