Walid Regragui i jep lamtumirën kombëtares së Marokut pas një periudhe historike

Walid Regragui i jep lamtumirën kombëtares së Marokut pas një periudhe historike

22:25, 05/03/2026

Trajneri i njohur maroken, Walid Regragui ka lënë të kuptohet se po i jep fund aventurës së tij në krye të Kombëtares së Marokut. Tekniku publikoi një video emocionale në rrjetet sociale, ku përmbledh momentet më të rëndësishme të periudhës së tij në stolin e “Luanëve të Atlasit”.

Postimi i tij u shoqërua me mesazhin: “Dima Maghreb Allah – Atdheu – Mbreti Faleminderit”, duke u interpretuar gjerësisht si një mesazh lamtumire pas një periudhe shumë të suksesshme për futbollin maroken.

Regragui mori drejtimin e kombëtares më 31 gusht 2022, vetëm tre muaj para fillimit të Kupës së Botës 2022, duke zëvendësuar trajnerin Vahid Halilhodzic. Që nga ai moment, ai arriti rezultate mbresëlënëse me ekipin kombëtar.

Gjatë drejtimit të tij, Maroku regjistroi 35 fitore, 9 barazime dhe vetëm 5 humbje, ndërsa arriti edhe një sukses historik në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur deri në vendin e 8-të në botë, pozicioni më i lartë nga një kombëtare afrikane.

Kulmi i këtij rrugëtimi ishte pa dyshim Botërori i Katarit në vitin 2022, ku Maroku bëri histori duke u bërë kombëtarja e parë afrikane dhe arabe që arriti në gjysmëfinale të një Kupe Bote.

Edhe në Kupën e Afrikës 2025, e zhvilluar në Marok, skuadra e drejtuar nga Regragui shkoi deri në finale dhe ishte shumë pranë trofeut. Megjithatë, ndeshja vendimtare u shoqërua me polemika pas tensioneve me Kombëtaren e Senegalit, gjë që ndikoi në rrjedhën e finales dhe bëri që “Luanët e Atlasit” të humbnin mundësinë për të fituar titullin e dytë kontinental pas më shumë se pesë dekadash.

Pavarësisht përfundimit të aventurës së tij, epoka e Regragui-t do të mbetet një nga periudhat më të suksesshme në historinë e futbollit maroken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco