Luis Enrique: E lehtë të kritikosh Paris Saint-Germain, por për kundërshtarët jemi një makth

Luis Enrique: E lehtë të kritikosh Paris Saint-Germain, por për kundërshtarët jemi një makth

20:09, 05/03/2026

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli në konferencë për shtypin në prag të përballjes së kampionatit francez kundër Monaco-s, duke vlerësuar veçanërisht talentin e ri të ekipit, Warren Zaïre‑Emery.

Mesfushori i ri parizien ka qenë një nga lojtarët më në formë në javët e fundit, duke rikthyer hapësirën dhe vazhdimësinë në formacion edhe falë shumëfunksionalitetit të tij. Për shkak të mungesës së Achraf Hakimit, i cili ka qenë i dëmtuar dhe njëkohësisht i angazhuar në Africa Cup of Nations, Zaïre-Emery është aktivizuar shpesh edhe si mbrojtës i djathtë, rol në të cilin ka bindur plotësisht stafin teknik.

“Është folur shpesh për të, por ai përfaqëson vërtet çfarë do të thotë të jesh një ‘titi’ i PSG-së. Jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për mënyrën se si sillet në jetën e përditshme. Është privilegj të kesh një lojtar të tillë në skuadër”, deklaroi Luis Enrique.

Tekniku spanjoll vlerësoi edhe aftësinë e lojtarit për të luajtur në disa role të ndryshme. “Ai mund të luajë kudo në fushë. Ka cilësi individuale, teknike dhe fizike. Është kënaqësi ta stërvitësh. I mungon vetëm të vijë në konferencë për shtypin; nëse doni, mund ta vendos edhe në vendin tim”, shtoi ai me humor.

Gjatë konferencës, ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës foli edhe për formën e skuadrës, duke hedhur poshtë kritikat për një rënie fizike të ekipit.

“S jemi në një gjendje shumë të mirë fizike. Niveli ynë pa top është i jashtëzakonshëm. Flitet shumë për aspektin fizik, por për mua komponenti mendor është edhe më i rëndësishëm”, theksoi ai.

Në fund, Luis Enrique nënvizoi se PSG vazhdon të jetë në një pozicion shumë të favorshëm këtë sezon, si lider në kampionat dhe i kualifikuar në UEFA Champions League.

“Është e lehtë të kritikosh PSG-në sepse jemi një klub i madh. Por pyesni kundërshtarët tanë: kur përballen me cilësitë tona individuale dhe kolektive, për ta është një makth”, përfundoi trajneri spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco