Aston Martin paralajmëron: Vibracionet mund t’u shkaktojnë dëm pilotëve

Aston Martin paralajmëron: Vibracionet mund t’u shkaktojnë dëm pilotëve

18:23, 05/03/2026

Aston Martin F1 po përballet me një problem serioz sigurie, sipas drejtorit teknik të ekipit, Adrian Newey. Ai ka paralajmëruar se vibracionet e forta të motorit po kalojnë në kuadër dhe në timonin e makinës, duke shkaktuar dhimbje të mëdha në gishta për pilotët.

Problemi lidhet me motorin e Honda-s, i cili nuk është në nivelin e kërkuar nga Formula 1 pas ndryshimeve të fundit rregullatore. Newey tha se do të jetë e nevojshme të kufizohet ndjeshëm numri i xhirove gjatë garës derisa problemi të zgjidhet në themel.

Pilotët Fernando Alonso dhe Lance Stroll po vuajnë nga ky problem: Alonso do të mund të përballojë rreth 25 xhiro, ndërsa Stroll, i biri i pronarit të ekipit, vetëm 15 xhiro përpara se dhimbja të bëhet e papërballueshme. Situata rikujton për Alonso-n makthin e vitit 2015, kur garonte me McLaren F1 dhe po ashtu përballej me probleme të motorit Honda.

Ky paralajmërim vjen vetëm pak javë para nisjes së sezonit të ri të Formula 1, duke ngritur shqetësime mbi performancën dhe sigurinë e pilotëve të Aston Martin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco