Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është kthyer në shtëpi pas një situate të tensionuar në Iran, ku në njëfarë mënyre i shpëtoi jetën e portierit maqedonas, Stefan Ashkovski. Një intervistë e fundit e Ashkovskit zbuloi dramat e përjetuara gjatë konfliktit në Iran dhe rëndësinë e ndërhyrjes së Asanit.
Ashkovski tregoi se gjatë qëndrimit në klubin Mes Rafsanjan ishte lënë pothuajse në mëshirë të fatit. “Për tri ditë nuk kisha ngrënë as pirë, po kërkoja vetëm një mënyrë për t’u larguar nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, gjithçka u mbyll dhe situata ishte shumë e vështirë”, rrëfeu ai.
Në këto momente kritike, Jasir Asani, i cili ndodhej me shofer personal në Iran, ndërhyri dhe i dha ndihmë Ashkovskit. Tashmë, dy lojtarët janë parë bashkë, duke ndjekur ndeshjen Vardari-Shkëndija (0-1).
Ashkovski shtoi: “Të huajt e skuadrës së Persepolisit nuk më ndihmuan, por Jasiri ishte aty. Kjo do të mbetet një eksperiencë e madhe për mua. Tani mezi pres të shkoj në shtëpi, të pushoj dhe të rifitoj qetësinë.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: