Botërori 2026/ Pushimet për hidratim hapin një dritare të re reklamash

Botërori 2026/ Pushimet për hidratim hapin një dritare të re reklamash

16:48, 05/03/2026

Për herë të parë në histori, Botërori i Futbollit 2026 do të ketë dy pauza të detyrueshme për hidratim në secilën pjesë të çdo ndeshjeje, gjatë 104 takimeve që do të zhvillohen këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Çdo pauzë do të zgjasë tri minuta, duke krijuar një hapësirë të re për transmetuesit televizivë. Ata tani kanë mundësinë të përdorin ekran të ndarë, të ndërpresin për një bllok të plotë reklamash ose të tregojnë pamje direkte nga fusha.

Këto pauza nuk varen nga kushtet klimatike apo temperatura, por janë të detyrueshme dhe përgjegjësia për zbatimin e tyre bie mbi gjyqtarin e çdo ndeshjeje. Bllokimet reklamore mund të fillojnë vetëm 20 sekonda pas sinjalit të gjyqtarit për pauzën, ndërsa transmetimi duhet të rikthehet të paktën 30 sekonda para rifillimit të lojës. Kjo krijon një dritare efektive prej dy minutash e dhjetë sekondash për reklamuesit.

Pausat e hidratimit do të jenë gjithashtu një mundësi për tifozët që të shohin reagimet e trajnerëve dhe lojtarëve, mënyrën se si komunikojnë dhe bashkëpunojnë në fushë.

Ndërsa Botërori 2026 do të jetë turneu i parë i madh që implementon pauza të plota treminutëshe, kompeticione të tjera, si Copa Libertadores, kanë futur pauza 90-sekondëshe në garat e klubeve, por gjatë tyre nuk transmetohet reklamë, duke lejuar vetëm kamerat dhe mikrofonët të kapin momentet e stafit teknik dhe lojtarëve.

Kjo nismë e FIFA-s pritet të sjellë jo vetëm përfitime për mirëqenien e futbollistëve, por edhe një mundësi të re komerciale për operatorët televizivë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco