Rrëfimi i ish-mbrojtësit holandez: Kokaina më zotëroi, dëmtova shumë njerëz...

Rrëfimi i ish-mbrojtësit holandez: Kokaina më zotëroi, dëmtova shumë njerëz...

18:55, 03/03/2026

Ish-mbrojtësi holandez, Daryl Janmaat, ka rrëfyer hapur varësinë e tij nga kokaina gjatë karrierës si futbollist profesionist. Janmaat, i cili ka luajtur për Newcastle United dhe Watford, si dhe ka përfaqësuar Holandën në 34 ndeshje, pranon se droga e kishte marrë kontrollin e jetës së tij: “Kokaina më zotëroi. Ishte shumë, shumë e keqe për mua dhe më shkaktoi shumë dhimbje”, tregon ai.

Problemet nisën gjatë fazës përfundimtare të karrierës, pas një lëndimi serioz në gju që e prishi tërë rrjedhën e lojës. Pas tërheqjes nga futbolli profesional me ADO Den Haag, Janmaat u përball me varësinë dhe shkoi pët rehabilitim në Afrikën e Jugut për të marrë trajtim dhe mbështetje psikologjike.

Ai rrëfen se pas përfundimit të karrierës si futbollist dhe fillimit të detyrës si drejtor teknik tek ADO, presioni dhe humbja e strukturës së zakonshme e shtynë drejt përdorimit të kokainës. “Fillon të gënjesh njerëzit që do dhe është shumë e dhimbshme. Dëmtova shumë njerëz përreth”, thotë Janmaat.

Sot, Janmaat jeton larg drogës dhe është i përkushtuar ndaj një jete të shëndetshme. Ai ka një palestër në Scheveningen, pranë Hagës, ku jep udhëzime dhe mban formën, duke treguar se ka marrë një rrugë të re dhe pozitive pas përballjes me varësinë. “Fatmirësisht, mora drejtimin e duhur”, shprehet ish-lojtari.

Ky rrëfim i Janmaat thekson sfidat e shëndetit mendor që mund të sjellë sporti elitar dhe rëndësinë e mbështetjes pas karrierës profesionale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco