E pabesueshme! Ka shumë muskuj, West Hami i ndalon Traoré-së të bëjë ushtrime me pesha në palestër

E pabesueshme! Ka shumë muskuj, West Hami i ndalon Traoré-së të bëjë ushtrime me pesha në palestër

17:03, 03/03/2026

West Ham United ka marrë një vendim të pazakontë në lidhje me sulmuesin anësor spanjoll, Adama Traoré. Trajneri i “Hammers”, Nuno Espírito Santo, konfirmoi publikisht se lojtari nuk lejohet të kryejë ushtrime me pesha në palestër, pavarësisht fizikut të tij të fuqishëm dhe muskulaturës së theksuar.

“Fiziku dhe gjenetika e tij janë të pabesueshme, por ai duhet ta shmangë palestrën. I kam thënë që nuk mund të shkojë për të ngritur pesha. Duhet ta kuptojë se tashmë ngre shumë pesha. Do të bëjë punë parandaluese në palestër, por jo ngritje peshash”, u shpreh tekniku portugez.

Image

Traoré, i transferuar në merkaton e dimrit nga Fulhami, ka pasur pak minuta në Premier League deri tani, ndërsa titullar ka luajtur vetëm FA Cup. I njohur për shpejtësinë shpërthyese dhe forcën fizike, ai më herët, gjatë periudhës tek Wolverhampton Wanderers, përdorte edhe vaj në krahë, në mënyrë që mbrojtësit ta kishin më të vështirë ta ndalonin.

Nuno theksoi se Adama mbetet një lojtar unik: “Nuk ka shumë futbollistë në botë me aftësinë, shpejtësinë dhe forcën e tij në duelet një kundër një. Është një talent që do ta shfrytëzojmë, por i duhet kohë për t’u përshtatur me dinamikën e skuadrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco