Jasir Asani largohet nga Irani mes tensioneve, vendoset në Stamboll

Jasir Asani largohet nga Irani mes tensioneve, vendoset në Stamboll

16:52, 03/03/2026

Situata e tensionuar në Iran ka detyruar shumë sportistë të largohen përkohësisht nga vendi, mes tyre edhe Jasir Asani. Futbollisti shqiptar është larguar nga Irani pas zhvillimeve të fundit dhe tashmë ndodhet në Stamboll, së bashku me pjesëtarë të tjerë të skuadrës së Esteghlal-it.

Klubi iranian ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të garantuar sigurinë e lojtarëve, duke organizuar largimin e tyre drejt Turqisë. Asani reagoi në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin për mbështetjen në këto momente të vështira.

“Klubi ka bërë çdo gjë për mua që të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj se çdo gjë do të qetësohet dhe paqja do të kthehet. Me të vërtetë lutem që çdo gjë të mbarojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse një shtet si Irani, me njerëz të tillë që më kanë treguar dashuri dhe respekt, meritojnë që të jetojnë në paqe”, shkroi Asani.

Mesfushori ofensiv ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke fituar respektin e tifozëve për paraqitjet e tij. Largimi i përkohshëm vjen si masë sigurie, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet normaliteti dhe aktiviteti sportiv në vend.

Në këtë moment, prioritet mbetet siguria e lojtarëve, ndërsa Asani ka shprehur qartë dëshirën që paqja të rikthehet sa më shpejt për popullin iranian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco