Mungesa e Lionel Messit në një ndeshje të sezonit të rregullt 2024 ka përfunduar në gjykatë dhe me një faturë të kripur për organizatorët. Vancouver Whitecaps dhe Major League Soccer (MLS) janë dënuar të paguajnë 475 mijë dollarë kanadezë (rreth 300 mijë euro), pasi Gjykata e Lartë e Kolumbisë Britanike miratoi një marrëveshje në kuadër të një padie kolektive.
Çështja lidhet me sfidën e 25 majit 2024 mes Whitecaps dhe Inter Miami-t, në sezonin e parë të plotë të Messit në MLS. ‘Ylli’ argjentinas, tetë herë fitues i “Topit të Artë”, ishte figura qendrore e fushatës promocionale të ndeshjes. Si shumë klube të tjera të ligës, Whitecaps rritën ndjeshëm çmimet e biletave për vizitën e Inter Miamit, duke synuar të maksimizonin të ardhurat.
Madje, për ta kthyer ndeshjen në një event të madh festiv, klubi organizoi festa në rrugë, të promovuara si më të mëdhatë në historinë e tij, me objektivin për të thyer rekordin e pjesëmarrjes prej 32.465 spektatorësh.
Megjithatë, vetëm dy ditë para takimit u bë e ditur se Messi, si dhe Luis Suárez e Sergio Busquets nuk do të udhëtonin drejt Kanadasë. Në një veprim të pazakontë për futbollin, ku informacioni për të grumbulluarit zakonisht ruhet me kujdes, Whitecaps publikuan një deklaratë mbi mungesat e kundërshtarëve. Drejtori ekzekutiv Axel, Schuster, pranoi se kishin kuptuar që ‘yjet’ e Inter Miamit nuk do të ishin të pranishëm, çka shkaktoi pakënaqësi të madhe te tifozët dhe përfundimisht pasoja ligjore.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: