S’ka më keq për Rodrygo-n, ka këputur ligamentin, humb Botërorin

S’ka më keq për Rodrygo-n, ka këputur ligamentin, humb Botërorin

16:13, 03/03/2026

Goditje e rëndë në shtëpinë e Real Madridit. Ekzaminimet mjekësore që kreu Rodrygo konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, një dëmtim serioz që e detyron sulmuesin brazilian të mbyllë sezonin para kohe dhe t’i thotë lamtumirë edhe Kupës së Botës. Lajmi është raportuar nga Marca.

Dëmtimi ndodhi në sfidën e fundit ndaj Getafe-s. Rodrygo ishte futur në lojë në minutën e 54-t, pas gati një muaji mungesë për shkak të një problemi në tendinë, por pranë vijës anësore u rrëzua duke ndier menjëherë dhimbje në gju. Edhe pse me shqetësime të dukshme, ai arriti ta përfundonte takimin, për t’iu nënshtruar më pas kontrolleve të detajuara në dhomat e zhveshjes dhe analizave të tjera në orët në vijim, të cilat zbuluan shkallën e rëndë të dëmtimit.

Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për klubin madrilen, por edhe për përfaqësuesen e Brazilit. Në prag të ndeshjes së radhës kundër Celta Vigo-s, Reali përballet me mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv. Përveç Rodrygos, mungon edhe Kylian Mbappé për shkak dëmtimi, ndërsa Franco Mastantuono është i pezulluar. Kjo situatë lë si alternativa kryesore në sulm Vinicius-in dhe Gonzalo-n, duke e vështirësuar ndjeshëm menaxhimin teknik në një moment vendimtar të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco