Arlind Ajeti po kalon një edicion të mirë me Bodrumspor në Turqi.
Ai është vlerësuar me notën 9.3 falë golit të realizuar kundër Hatajspor për të zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.
Mbrojtësi i Kombëtares mori një krosim nga këndorja, për të gjetur golin me kokë.
Për 32-vjeçarin ishte goli i katërt në kampionat për këtë sezon. Ajeti është bërë pjesë e formacionit të javës së 28-të të kampionatit turk.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: