Real Madridi nuk dorëzohet, Arbeloa mbron skuadrën pas humbjes me Getafen

Real Madridi nuk dorëzohet, Arbeloa mbron skuadrën pas humbjes me Getafen

08:53, 03/03/2026

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, mbrojti skuadrën e tij pas humbjes 1-0 ndaj Getafes, një disfatë që e lë ekipin katër pikë pas Barcelonës në garën për titull në La Liga.

Arbeloa pranoi se madrilenët mund të luajnë më mirë, por theksoi se skuadra kishte bërë mjaftueshëm për të marrë tri pikët.

Sipas tij, objektivi është i qartë: fitimi i 36 pikëve të mbetura deri në fund të sezonit.

“Ky Ă«shtĂ« Real Madridi dhe askush nuk dorĂ«zohet kĂ«tu. Diferenca Ă«shtĂ« e kapshme”, deklaroi ai me bindje.

Edhe pse trajneri i Getafes, Jose Bordalas, foli për një plan loje të zbatuar në mënyrë perfekte, Arbeloa theksoi se Reali krijoi rastet më të pastra, përfshirë ato të Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Ai mori pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r humbjen, duke theksuar se nuk mund t’i fajĂ«sojĂ« lojtarĂ«t pĂ«r mungesĂ« pĂ«rpjekjeje.

Në fund të sfidës, Franco Mastantuono u përjashtua dhe do të mungojë ndaj Celta Vigos, ndërsa pezullime do të kenë edhe Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras.

Arbeloa e quajti të papranueshëm reagimin e Mastantuonos, duke kërkuar më shumë qetësi dhe përgjegjësi në momente vendimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco