Bashkëshortja e Nelson Semedo-s në spital pas aksidentit në një autostradë të Stambollit

Bashkëshortja e Nelson Semedo-s në spital pas aksidentit në një autostradë të Stambollit

20:01, 02/03/2026

Bashkëshortja e Nélson Semedo-s, lojtar i Fenerbahçes, ka pësuar një aksident rrugor këtë të hënë në Turqi. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare, ku i uron shërim të shpejtë Marlene Semedo-s.

“Sot morëm me keqardhje të madhe lajmin për aksidentin rrugor të bashkëshortes së lojtarit tonë, Nelson Semedo, Marlene Semedo”, thuhet në reagimin e klubit turk.

Sipas mediave turke, në rrjetet sociale kanë qarkulluar video që tregojnë momentet pas aksidentit. Minibusi ku udhëtonte bashkëshortja e ndërkombëtarit portugez doli nga rruga dhe u përmbys në një autostradë pranë Stambollit, në urën Yavuz Sultan Selim Bridge.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 me orën lokale dhe ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Marlene Semedo mori ndihmën e parë në vendngjarje përpara se të transportohej në spital. Fatmirësisht, ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Mësohet se ajo nuk ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar dëmtime që t’i rrezikonin jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco