Tani është zyrtare/ Weston McKennie rinovon kontratën me Juventus-in deri në 2030

Tani është zyrtare/ Weston McKennie rinovon kontratën me Juventus-in deri në 2030

18:41, 02/03/2026

Weston McKennie ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Juventusi-n deri më 30 qershor 2030, konfirmon klubi bardhezi.

Në njoftimin zyrtar, Juventusi shprehet: ‘Pas gjashtë vitesh te bardhezinjtë, lidhja mes Weston McKennie-t dhe Juventusit forcohet me një rinovim të merituar të kontratës: është zyrtare marrëveshja që lidh lojtarin e lindur në 1998 me klubin deri më 30 qershor 2030’.

Sipas klubit, rinovimi vjen si pasojë e performancave të larta të mesfushorit amerikan, i cili mbërriti në Torino nga Schalke 04 në gusht 2020 dhe u bë gjithnjë e më shumë një pikë referimi. Në sfidën e Kupës së Italisë kundër Udinese-s, në dhjetor, McKennie arriti mbi 200 paraqitje me bardhezinjtë, tashmë 220, duke shënuar 26 gola dhe dhuruar 26 asistime, shpesh duke luajtur rolin e sulmuesit.

Njoftimi përfundon me një portret të McKennie: “Një lojtar i veçantë, fleksibël dhe i aftë të luajë në çdo pozicion në fushë, siç ka treguar gjatë këtyre muajve, duke kaluar nga mesfusha në realizues, pasues, mbrojtës anësor dhe madje edhe mbrojtës qendre. Një mjet strategjik për trajnerin Luciano Spalletti për të goditur çdo lloj kundërshtari. Një djalë që ka fituar zemrat e tifozëve dhe që sot korr frytet e punës së përditshme në stërvitje. Urime Wes, nga e gjithë familja bardhezi!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco