Moment i paharrueshëm për Paulo Dybala-n, i cili në orët e fundit ka festuar arritjen më të madhe të jetës së tij: lindjen e vajzës së parë. Partnerja e tij, Oriana Sabatini, solli në jetë vogëlushen në ‘Ospedale Gemelli’, në Romë.
Edhe pse data e parashikuar për lindjen ishte 11 marsi, vogëlushja vendosi t’i surprizonte prindërit, duke ardhur në jetë disa ditë më herët. Gia lindi sot, më 2 mars 2026, në orën 08:57, duke sjellë gëzim të madh në familjen Dybala.
Emri i zgjedhur për të voglën ka një domethënie të veçantë. “Gia” është një referencë kinematografike nga filmi Gia (“Një grua përtej çdo kufiri”), një nga filmat e preferuar të Sabatinit. Emri është frymëzuar nga personazhi i interpretuar nga Angelina Jolie.
Fillimisht, Oriana kishte menduar të lindte në Argjentinë për të pasur pranë familjen e saj, por në fund çifti vendosi të qëndronte në Itali për të harmonizuar këtë moment të lumtur me angazhimet e Dybala-s me Romën. Madje, sipas raportimeve, ujërat i kanë shpërthyer Sabatinit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Roma–Juventus, me futbollistin që është nisur menjëherë drejt spitalit sapo mbaroi takimi.
Një kapitull i ri nis kështu për “La Joya”-n, këtë herë jashtë fushës së blertë, në rolin më të bukur: atë të babait.



© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: