Ultimate Fighting Championship po përgatit një nga eventet më ambicioze në historinë e saj: një mbrëmje meksimale në ambientet e Shtëpia e Bardhë, e cila pritet të sjellë humbje financiare rreth 25 milionë euro (afërsisht 30 milionë dollarë). Megjithatë, organizatorët e shohin këtë si një investim strategjik afatgjatë.
Eventi, i mbështetur nga rrethi i presidentit amerikan Donald Trump, do të zhvillohet në muajin qershor në South Lawn, lëndina e rezidencës zyrtare, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas presidentit të TKO Group Holdings, Mark Shapiro, kostoja totale e organizimit mund të arrijë ose edhe të kalojë 60 milionë dollarë (rreth 50 milionë euro).
Të ardhurat nga sponsorët dhe marrëveshjet korporative pritet të mbulojnë vetëm gjysmën e investimit, duke e bërë të pashmangshme humbjen financiare. Një nga arsyet kryesore është fakti se eventi do të jetë vetëm me ftesa, duke kufizuar ndjeshëm të ardhurat nga biletat – zakonisht një nga burimet kryesore të fitimit në evente të tilla.
Mbrëmja do të përfshijë gjashtë deri në shtatë duele dhe kapaciteti do të jetë i kufizuar nga 3.000 deri në 5.000 vende të ulura në lëndinë. Ndërkohë, dhjetëra mijëra tifozë pritet t’i ndjekin përballjet në një zonë ngjitur përmes ekraneve gjigante.
Shpenzimet shtesë janë të konsiderueshme: vetëm rikthimi i lëndinës në gjendjen fillestare pas eventit do të kushtojë rreth një milion dollarë (850 mijë euro). Këtu përfshihen edhe kostot për strukturat e përkohshme, prodhimin teknik dhe masat e shtuara të sigurisë në një ambient me kufizime të forta infrastrukturore.
Eventi do të transmetohet nga CBS dhe në platformën Paramount+, duke garantuar shtrirje të gjerë mediatike. Edhe pse financiarisht i kushtueshëm, UFC beson se ekspozimi global dhe ndikimi institucional do të justifikojnë këtë investim të pazakontë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: