Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Ish-ndërmjetësi i Zhegrovës: Juventusi zgjedhje e gabuar, duhet të largohet

Ish-ndërmjetësi i Zhegrovës: Juventusi zgjedhje e gabuar, duhet të largohet

16:36, 02/03/2026

Paraqitja e Edon Zhegrovës në barazimin 3-3 ndaj Romës në “Olimpico” ka rikthyer diskutimet rreth rolit dhe së ardhmes së tij tek Juventusi. Anësori kosovar, pas kritikave të shumta për gabimin në ndeshjen ndaj Galatasaray-t në play-off-in e Champions League, reagoi në fushë me një performancë pozitive.

Zhegrova dhuroi dy pasime kyçe, një për Boga-n dhe një për Gatti-n, duke qenë vendimtar në rikthimin e bardhezinjve. Me depërtime, duele një kundër një dhe krosime të rrezikshme, ai dha ndjesinë se mund të krijonte epërsi numerike në çdo aksion.

Për “TuttoMercatoWeb”, ka folur ish-ndërmjetësi i transferimit të tij në Itali, shqiptari Serxhio Mezi, i cili dha një opinion të fortë mbi situatën e lojtarit. “Juventusi bëri një përmbysje të bukur, ndërsa Roma humbi dy pikë. Sa i përket Zhegrovës, ai hyri shumë mirë dhe bëri diferencën me aftësinë për të kaluar kundërshtarin,” u shpreh Mezi.

Megjithatë, ai kritikoi menaxhimin e lojtarit nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti. “Nuk e kuptoj si mund të zëvendësohet Conceiçao me Zhegrovën. Kur një lojtar lihet në stol, e dëmton edhe psikologjikisht. Edoni ka kaluar një dëmtim shumë të vështirë dhe nuk është rikuperuar 100%. Ai ka nevojë për besim dhe vazhdimësi,” theksoi ai.

Në fund, Mezi ishte i prerë për zgjedhjen e bërë nga lojtari: “Për mua, Juventusi ka qenë një zgjedhje e gabuar dhe Zhegrova duhet të largohet që në verë. Kjo është bindja ime personale.”

Deklaratat e tij pritet të hapin debat mbi të ardhmen e talentit kosovar në Torino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco