Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Trajneri i Italisë/ Gattuso mendon rikthimin e Verrattit pas tri vitesh në Kombëtare

Trajneri i Italisë/ Gattuso mendon rikthimin e Verrattit pas tri vitesh në Kombëtare

15:42, 02/03/2026

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, po shqyrton mundësinë për ta rikthyer në skuadër mesfushorin me përvojë Marco Verratti për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve të gazetarit Nicolò Schira, tekniku italian e konsideron 33-vjeçarin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e “Azzurrëve”, sidomos për shkak të eksperiencës dhe qetësisë që ai sjell në fazën organizative të lojës.

Madje, thuhet se në orët e fundit ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes palëve dhe lojtari ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në ekipin kombëtar.

Ky zhvillim vjen si befasi, pasi Verratti kishte tri vite që mungonte në listat e Italisë dhe shumëkush mendonte se aventura e tij ndërkombëtare kishte përfunduar.

Pas largimit nga Paris Saint-Germain, ai e vazhdoi karrierën në Katar, fillimisht te Al-Arabi SC dhe më pas te Al-Duhail SC.

Verratti numëron 55 paraqitje me fanellën e Italisë, ndërsa suksesi i tij më i madh mbetet triumfi në UEFA Euro 2020, ku “Azzurrët” u shpallën kampionë të Evropës.

Italia do të përballet me Republikën e Irelandës në fazën eliminatore për një vend në Botërorin 2026, turne që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Rikthimi i mundshëm i Verrattit mund të rezultojë vendimtar për ambiciet e Italisë në këtë rrugëtim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco