Munir El Haddadi përjetoi orë të tëra tensioni intensive ndërsa largohej nga Irani, ku luante për Esteghlal Tehran, në mes të një periudhe të shënuar nga bombardime dhe alarme të shtuara sigurie.
Sipas “Mundo Deportivo”, ish-futbollisti i Barcelonës nuk mundi të largohej nga vendi me avion, pasi fluturimi i tij i planifikuar u anulua në minutën e fundit.
Në atë pikë, Munir u përball me një rrugë shumë më të komplikuar, një udhëtim 16-orësh me makinë deri në kufirin turk, të cilin e menaxhoi me mbështetjen logjistike të klubit.

Sapo mbërriti në Turqi, lojtari përdori rrjetet sociale për t’i siguruar të gjithë: “Falenderoj të gjithë ata që më shkruan dhe shprehën shqetësim. Ne duhej të niseshim me avion, por u evakuuam dhe nuk mundëm të niseshim”.
Munir shpjegoi se Esteghlal i dha një makinë për sigurinë e tij dhe për ta lejuar të largohej nga vendi. Ai së shpejti do të jetë në Spanjë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: