Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

De Bruyne rikthehet në stërvitje me Napolin, gati për sfidën ndaj Torinos

De Bruyne rikthehet në stërvitje me Napolin, gati për sfidën ndaj Torinos

13:27, 02/03/2026

Mesfushori Kevin De Bruyne, është kthyer sot në stërvitje te Napoli pas një periudhe të gjatë jashtë fushe.

De Bruyne qëndroi katër muaj jashtë fushës pas lëndimit që e pësoi më datën 25 tetor të vitit të shkuar kundër Interit dhe u detyrua t’i nënshtrohet operimit.

Belgu është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin kundër Torinos, të cilin Napoli e luan në shtëpi, të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.

Mesfushori 34-vjeçar iu bashkua Napolit si futbollist i lirë para fillimit të këtij sezoni, ndërsa me fanellën e ekipit italian, De Bruyne ka 4 gola e 2 asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat.

De Bruyne ka kontratë me skuadrën italiane deri në verën e vitit 2027, ndërsa ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco