Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Dy asiste nga Zhegrova, goli i Gatti-t në minutën e 92-të ngrin ‘Olimpico’-n

Dy asiste nga Zhegrova, goli i Gatti-t në minutën e 92-të ngrin ‘Olimpico’-n

22:47, 01/03/2026

Një ndeshje e çmendur, e mbushur me emocione dhe përmbysje. Përfundoi 3-3 spërballja mes Romës dhe Juventusit në javën e 27-të të Serie A. Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe stadiumi “Olimpico” ishte gati të festonte, një gol në minutën e 92-të nga Federico Gatti u mohoi verdhekuqve tri pikë të arta në garën për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0. Pas disa rasteve të mira nga Pellegrini dhe Malen, ishte Wesley ai që në minutën e 40-të realizoi një gol të bukur me të djathtën, duke mposhtur Perinin dhe ndezur festën në tribuna.

Në fillim të pjesës së dytë, Juventusi reagoi menjëherë me Conceiçao-n, i cili barazoi në minutën e 47-të. Roma u kundërpërgjigj me karakter: Ndicka riktheu epërsinë në minutën e 54-t, ndërsa në të 65-ën Malen shënoi për 3-1 me një parabël të saktë pas asistit të Koné.

Kur dukej se ndeshja ishte mbyllur, bardhezinjtë nuk u dorëzuan. Boga ngushtoi diferencën në minutën e 78-të pas asistit të Zhegrovës. Në sekondat e fundit, pikërisht nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Zhegrova, Gatti gjeti prekjen vendimtare për 3-3.

Një barazim dramatik që lë gjithçka të hapur dhe i mohon Romës mundësinë të shkëputej +7 nga Juventusi në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco