Në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A, Sassuolo triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Atalantës, edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 16-të. Sulmuesi Pinamonti u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Gjimshitit, por vendasit nuk u dorëzuan.
Avantazhi erdhi në minutën e 23-të, kur Koné shfrytëzoi një krosim të Laurienté dhe, me një devijim të Thorstvedt, e dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me shpëtimin vendimtar të portierit Muric ndaj goditjes me kokë të Bellanova-s.
Në minutën e 69-të, Thorstvedt dyfishoi avantazhin e Sassuolo-s, duke shënuar me një goditje të bukur të majtë të papërmbajtshme nga Carnesecchi. Atalanta tentoi rikuperimin me Krstovic dhe më vonë Musah, që në minutën e 88-të shënoi golin e nderit 2-1, por Muric vazhdoi të mbante portën e tij të sigurt, duke devijuar në fund edhe kokën e Scalvinit drejt traversës.
Me këtë sukses, Sassuolo regjistron fitore të tretë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve, vetëm 7 larg Atalantës, e cila ndërpreu serinë e saj prej nëntë ndeshjesh pa humbje në kampionat. Trajneri Gianluca Grosso mund të jetë i kënaqur me rezistencën dhe organizimin e skuadrës, që ia doli të triumfojë edhe në vështirësi numerike.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: