Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Trajneri italian/ Françesko Moriero largohet nga Flamurtari

Trajneri italian/ Françesko Moriero largohet nga Flamurtari

20:18, 28/02/2026

Françesko Moriero nuk do të jetë trajner i Flamurtarit, për pjesën e mbetur të sezonit.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi për italianin, që sot mungon në ndeshjen e dytë radhazi.

Ndaj Partizanit u raportua se nuk ishte për arsye shëndetësore. Mungesa e dytë ndërkohë ndaj Teutës rezulton fatale.

Aktualisht po e mbulon Andi Ribaj, ndërsa mbetet për t’u parë cili do të jetë zëvendësuesi i Morieros.

Ky i fundit rikthehej me bujë në Superiore, pas shkarkimit të Karlos Garsias.

Dhe pse u afrua për të shpëtuar sezonin, asgjë nuk shkoi si duhet.

Vlonjatët mbajnë vendin e fundit në renditje. Një tronditje jo e vogël për klubin, që synon të shpëtojë sezonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco