Arlind Ajeti po shndërrohet në një armë shtesë në repartin ofensiv këtë sezon në Ligën e Parë turke.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Bodrumsporit.
Ajeti zhbllokoi sfidën në minutën e 53-të në transfertën ndaj Hatayspor-it, duke i hapur rrugën suksesit 3-1 të Bodrumsporit.
Goli i tij i dha qetësi skuadrës, që më pas administroi epërsinë dhe mori tri pikë të rëndësishme në kampionat.
Për mbrojtësin kuqezi, ky ishte realizimi i katërt sezonal në 25 paraqitje në kampionat, një shifër mjaft e mirë për një lojtar të repartit defensiv.
Kontributi i tij në fazën sulmuese po rezulton vendimtar për objektivat e ekipit.
Forma e Ajetit është një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren, teksa ai po fiton vazhdimësi dhe besim në Turqi.
Mbrojtësi duket në një nga momentet më të mira të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: