Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Miqësorja e dytë e marsit/ Kombëtarja U-21 përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Antalia

Miqësorja e dytë e marsit/ Kombëtarja U-21 përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Antalia

17:01, 28/02/2026

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një tjetër ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Amerikës U-21.

Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Amerikane të Futbollit për zhvillimin e këtij takimi më 30 mars, në orën 15:00, në Antalia, Turqi.

Fillimisht, Shqipëria U-21 do të luajë një test miqësor ndaj Japonisë U-21 më 27 mars, po në Antalia, ndërsa tre ditë më vonë do të zhvillohet sfida Shqipëri U-21 – Amerikë U-21.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, Kombëtarja U-21 do të angazhohet vetëm në ndeshje miqësore, pasi Shqipëria është kualifikuar automatikisht në këtë turne si një nga vendet organizatore.

Dy testet miqësore të muajit mars do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik për të vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar elementë të rinj në funksion të Europianit U-21 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco