Barcelona është gati të bëjë të përhershëm sulmuesin Marcus Rashford, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh nga Manchester United.
Sipas burimeve nga “Catalunya Radio” dhe “Mundo Deportivo”, marrëveshja me Rashford është arritur dhe sulmuesi dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te “Camp Nou” edhe pas periudhës aktuale.
Pagesa për klauzolën parashikohet të bëhet në tre këste prej 10 milionë euro secila gjatë tre sezoneve të ardhshme, strukturë e cila është pranuar edhe nga Manchester United.
Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende, pasi rregullat e “Fair-Play Financiar” mbeten pengesa kryesore për shpalljen e zyrtarizimit të marrëveshjes.
Barcelona planifikon që marrëveshja të finalizohet pas zgjedhjeve presidenciale, sapo të aprovohet korniza financiare e klubit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Rashford pritet të jetë një nga pikat kyçe të projektit sulmues të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, duke forcuar repartin ofensiv dhe duke sjellë energji dhe kreativitet në vijën e parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: