Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Për sukses nuk duhen miliona, shembulli është Bodo/Glimt

Për sukses nuk duhen miliona, shembulli është Bodo/Glimt

18:43, 27/02/2026

Kundër çdo parashikimi, skuadra modeste norvegjeze Bodo/Glimt ka siguruar një vend në fazën e 1/16-ave të Champions League, duke realizuar një nga surprizat më të mëdha të sezonit.

E drejtuar nga trajneri Kjetil Knutsen, skuadra që deri në vitin 2017 garonte në kategorinë e dytë të Norvegjisë eliminoi Interin me rezultat të përgjithshëm 5-2, duke nxjerrë jashtë finalistët e sezonit të kaluar.

Pas javës së pestë të fazës së ligës, Bodo/Glimt kishte vetëm 0.3% shanse për kualifikim, por realizoi një ecuri të jashtëzakonshme me fitore ndaj Borussia Dortmund, Manchester City, Atlético Madrid dhe Interit.

Në 1/16-at, norvegjezët do të përballen me Sporting, duke synuar të vazhdojnë ëndrrën evropiane.

Kjo arritje merr edhe më shumë peshë historike pasi Bodo/Glimt është skuadra e parë jashtë pesë ligave më të mëdha evropiane që fiton katër ndeshje radhazi kundër ekipeve të tyre, që nga Ajax i drejtuar nga Johan Cruyff në sezonin 1971-1972, vit kur Ajaxi fitoi Kupën e Europës.

Suksesi bëhet edhe më mbresëlënës kur shihet buxheti i pagave.

Sipas “Capology”, totali javor i klubit është vetëm 176 mijë euro.

Për krahasim, në Premier League, lojtarë si Mateo Kovacic, Noni Madueke, Federico Chiesa, Joelinton, Sandro Tonali, Anthony Gordon dhe Mason Mount fitojnë rreth 150 mijë euro në javë secili.

Historia e Bodo/Glimt dëshmon se edhe në futbollin modern, pasioni, organizimi dhe vizioni mund të sfidojnë milionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco