Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i fazës së 1/8-tave të Champions League, duke rikthyer një superpërballje tashmë tradicionale.
Shorti vendosi përballë sërish Real Madrid dhe Manchester City, për të pestin sezon radhazi në këtë kompeticion.
Pas shortit reagoi trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili e cilësoi sfidën si një tjetër provë të madhe për skuadrën e tij.
“Manchester City-Real Madrid përsëri. Për klubin tonë, kur luan kundër ekipeve më të mira në historinë e këtij kompeticioni, mëson, përmirësohesh dhe bëhesh më i fortë në të ardhmen”, u shpreh Guardiola.
Ai theksoi se përballje të tilla janë mundësi për rritje dhe konfirmim në nivelin më të lartë evropian.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 10 mars në “Santiago Bernabeu”, ndërsa takimi i kthimit do të luhet një javë më pas në “Etihad Stadium”.
Kjo sfidë pritet të jetë sërish një nga përballjet më të forta dhe më të ndjekura të fazës së eliminimit direkt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: