Një ndeshje miqësore e Inter Miamit ndaj Independiente del Valle në Bayamón, Porto Riko u shënua jo vetëm nga loja, por edhe nga disa incidente në fushë, të cilat përfshinë edhe ‘yllin’ argjentinas, Lionel Messi.
Ndeshja në Estadio Juan Ramón Loubriel, me rreth 20,000 tifozë në stadium, filloi me një vonesë prej gati një ore. Messi nuk ishte titullar, pasi trajneri Javier Mascherano vendosi ta lërë në stol në pjesën e parë. Ai u aktivizua vetëm në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte i barabartë: 1-1 pas golave të Santiago Morales (15’) për Inter Miamin dhe Patrik Mercado (16’) për Independiente del Valle.
Messi shënoi golin vendimtar nga penalltia në minutën e 69-të, duke i dhuruar fitoren 2-1 për Inter Miami. Por euforia e tifozëve nuk u ndal me golin: afër minutës së 90-të, disa spektatorë hynë në fushë, dhe njëri prej tyre e kapi Messin, duke e rrëzuar në tokë për pak çaste, përpara se të largohej nga forcat e sigurisë.
Një tjetër element i pazakontë i kësaj ndeshjeje ishte ngjashmëria e ngjyrës së uniformave të të dy skuadrave, të dyja në të zezë, gjë që e bëri më të vështirë ndjekjen e lojës.
Bro even prime Sergio Ramos wasn’t able to bring Messi down like this pitch invaders did in seconds 😂😂😭😭😭pic.twitter.com/jUUYXqb78H
— DesmundOris (@Desmund_Oris) February 27, 2026
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: