Cristiano Ronaldo mesazh për ‘Mbretëreshën e Dëborës’: Legjendat ngrihen gjithmonë!

Cristiano Ronaldo mesazh për ‘Mbretëreshën e Dëborës’: Legjendat ngrihen gjithmonë!

15:40, 24/02/2026

Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh prekës mbështetjeje për kampionen e skive alpine, Lindsey Vonn, e cila ka kaluar një periudhë tepër të vështirë pas një dëmtimi të rëndë.

E njohur si “Mbretëresha e Dëborës”, skiatorja amerikane rrezikoi madje prerjen e këmbës pas një rrëzimi të rëndë në Lojërat Olimpike Dimërore. Pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, Vonn ndodhet në fazën e rikuperimit, duke luftuar me forcë për t’u kthyer në normalitet.

Situata e saj nuk e la indiferent Cristiano Ronaldo-n, i cili publikoi një mesazh motivues në rrjetet sociale:

“ Kampionët përcaktohen nga momentet kur fitojnë, por edhe nga momentet kur refuzojnë të dorëzohen. Malet që ke pushtuar kurrë nuk kanë qenë më të lartë se forca që mban brenda vetes. Vazhdo të luftosh. Legjendat ngrihen gjithmonë.”

Fjalët e portugezit prekën thellë sportisten amerikane, e cila iu përgjigj me mirënjohje: “Kur këto fjalë vijnë nga ty do të thotë shumë.”

Ky gjest tregon edhe një herë respektin mes kampionëve të mëdhenj të sportit botëror, të cilët, pavarësisht disiplinave të ndryshme, ndajnë të njëjtën frymë gare, sakrifice dhe force për t’u rikthyer më të fortë pas çdo vështirësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco