Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 23-të
Pas përfundimit të javës së 23-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet individuale të spikatura në këtë javë.
Formacioni i përzgjedhur është sipas skemës 1-4-3-2-1.
Në portë është Sinan Dani (Burreli).
Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Vangjel Zguro (Pogradeci), Adolf Selmani (Iliria), Alessandro Kacbufi (Kastrioti) dhe Kosta Vangjeli (Skënderbeu).
Në mesfushë janë përfshirë Elion Stafa (Iliria), Paulo Estrela (Skënderbeu) dhe Xhejson Ndreu (Korabi).
Në mbështetje të repartit ofensiv janë përzgjedhur Olsi Myrta (Laçi) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti).
Në majën e sulmit është Freeman Pius (Pogradeci).
Trajner i javës është përzgjedhur Matías Tatangelo (Iliria), pas paraqitjes pozitive të skuadrës së tij dhe fitores së rëndësishme ndaj Besës.
Përgatitjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa fokusi mbetet maksimal për arritjen e objektivit në përballjen ndaj Polonisë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: