Paulo Fonseca nuk kursen fjalët. Trajneri i Olympique Lyon, i njohur për sezonin e tij të suksesshëm dhe për sinqeritetin jashtë fushës, ka kritikuar ashpër presidentin amerikan, Donald Trump, në një intervistë për L'Équipe.
Fonseca, që ka një lidhje personale me Ukrainën përmes bashkëshortes së tij, theksoi se Trump ka vlerësuar interesat ekonomike mbi mbrojtjen e njerëzve më të pambrojtur: “Pozicioni i presidentit amerikan ka qenë të harrojë dhe injorojë të dobëtit, duke menduar vetëm për interesat e veta ekonomike. Nuk ka menduar për njerëzit, ka menduar për paratë”, deklaroi trajneri pa kursyer fjalët.
Ai shtoi më tej kritikat për vendimin e FIFA-s që i dha Çmimi për Paqen Trump-it: “Nuk di nëse futbolli është mënyra më e mirë për të protestuar, por kjo është e papranueshme për mua. Çmimi për paqen për Trump-in? Është shumë e trishtë. Futbolli nuk e meriton këtë. Është një turp”.
Mes rezultateve sportive dhe qëndrimeve të tij të hapura, Fonseca tregon se nuk ngurron të shprehë opinionet e tij mbi çështje globale dhe politike, duke i lidhur ato me përvojën dhe vlerat e tij personale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: