Botërori në rrezik/ Guadalajara nuk është rast i veçuar, edhe qytete të tjera në presion

Botërori në rrezik/ Guadalajara nuk është rast i veçuar, edhe qytete të tjera në presion

10:11, 24/02/2026

Pak muaj para nisjes së Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, shqetësimet për sigurinë janë shtuar. Pas një vale dhune rreth Guadalajara-s, pas vdekjes së El Mencho-s, lider i ‘Cartel Jalisco Nueva Generación’, disa stadiume të tjera të turneut mund të jenë në rrezik.

Edhe në SHBA shqetësimet nuk mungojnë. ‘Gillette Stadium’ në Foxborough, i cili do të presë shtatë ndeshje, përfshirë ato të Anglisë dhe Skocisë, mund të përballet me anulim ose zhvendosje. Bashkia refuzon të japë lejen e nevojshme për organizimin e ndeshjeve pa një sigurim financiar prej 7,8 milionë dollarësh për sigurinë. Sipas autoriteteve, menaxhimi i këtyre ngjarjeve është si të organizosh shtatë Super Bowl brenda 39 ditësh dhe nuk mund të marrin rrezikun pa një garanci.

FIFA dhe organizatorët lokalë duhet të gjejnë financimin ose alternativa të tjera, ndryshe ka rrezik për vonesa dhe komplikime logjistike për skuadrat, mediet dhe tifozët. Afati për zgjidhjen e lejes është mesi i marsit.

Probleme ka edhe për zonat e tifozëve. Në zonën New York/Nova Jersey, festivali i madh i tifozëve në ‘Liberty State Park’ është anuluar për shkak të kostove të larta për menaxhimin e turmave. Autoritetet po krijojnë zona më të vogla tifozësh në të gjithë shtetin për të shpërndarë atmosferën e Botërorit dhe për të mos zhgënjyer publikun që kishte blerë bileta për ndeshjen e parë në ‘MetLife Stadium’ mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco