‘Këpuca e Artë’, Kane shkëputet në krye, Vedat Muriqi i pesti

‘Këpuca e Artë’, Kane shkëputet në krye, Vedat Muriqi i pesti

09:29, 24/02/2026

Harry Kane po tenton arratisjen në garën për “Këpucën e Artë” europiane. Sulmuesi anglez realizoi edhe dy gola të tjerë dhe ka krijuar një diferencë prej 10 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Kylian Mbappé, i cili këtë javë mbeti sërish pa shënuar. Në vendin e tretë renditet Erling Haaland me 44 pikë.

Në Top-10 është edhe një përfaqësues i Serie A. Lautaro Martínez mban vendin e tetë me 14 gola (28 pikë), pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar. Ai ndan këtë pozicion me Mason Greenwood dhe Darko Lemajic.

Në renditje bien në sy edhe emra si Vedat Muriqi me 32 pikë, Igor Thiago me 34, si dhe Vangelis Pavlidis e Luis Suárez me nga 30 pikë.

Kujtojmë se pikët në këtë garë llogariten duke shumëzuar golat me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në pesë ligat më të forta europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë secili, ndërsa kampionatet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të 22-in kanë koeficient 1.5. Në ligat e tjera, çdo gol vlen 1 pikë. Garë e hapur, por momentalisht Kane duket një hap përpara rivalëve.

Renditja aktuale:

Harry Kane – 56

Kylian Mbappé – 46

Erling Haaland – 44

Igor Thiago – 34

Vedat Muriqi – 32

Vangelis Pavlidis – 30

Luis Suárez – 30

Darko Lemajic – 28

Mason Greenwood – 28

Lautaro Martínez – 28

Ayase Ueda – 27

August Priske – 27

Daniel Karlsbakk – 27

Ibrahim Diabate – 27

Klaemint Olsen – 26

Antoine Semenyo – 26

Luis Díaz – 26

Deniz Undav – 26

Joaquin Panichelli – 26

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco