Mayweather – Pacquiao 2, rikthehet ‘Lufta e Shekullit’ pas 11 vitesh

Mayweather – Pacquiao 2, rikthehet ‘Lufta e Shekullit’ pas 11 vitesh

08:58, 24/02/2026

‘Rimeçi’ mes legjendave të boksit, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao, është konfirmuar zyrtarisht. Dy ikonat e ringut do të përballen sërish më 19 shtator, më shumë se 11 vite pas duelit të parë historik të zhvilluar në maj 2015.

Në përballjen e parë, Mayweather triumfoi me vendim unanim, duke unifikuar titujt në peshën ‘welter’ dhe duke regjistruar një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës së tij. Ajo sfidë u cilësua si “Lufta e Shekullit” dhe gjeneroi të ardhura rekord, me një total shpërblimesh që kapërceu 600 milionë paundë. Amerikani përfitoi rreth 220 milionë paundë, ndërsa Pacquiao arkëtoi rreth 122 milionë.

Mayweather, sot 48 vjeç, u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2017, ndërsa Pacquiao, 46 vjeç, e mbylli karrierën në vitin 2021, përpara se të rikthehej sërish në ring pas katër vitesh. Tashmë, me një moshë të kombinuar prej 95 vitesh, dy kampionët do të sfidojnë sërish njëri-tjetrin në një event që pritet të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix.

Sipas raportimeve, përballja mund të zhvillohet në “Sphere” në Las Vegas, duke rikthyer vëmendjen globale te rivaliteti që ka shënuar një epokë në boks. Pacquiao kishte lënë të kuptohej që në tetor se bisedimet ishin në zhvillim, duke theksuar se ishte i hapur për një revansh të madh ndaj rivalit të tij historik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco