Luhen sonte katër ndeshjet e parë të kthimit të fazës play off të Champions League, kur në dy ndeshje çështja e kualifikimit duket e zgjidhur, ndërsa Interi dhe Atletico nuk duhet të gabojnë në shtëpi.
Inter – Bodø/Glimt
Në “San Siro”, Interi do të kërkojë përmbysjen e madhe përballë surprizës norvegjeze FK Bodø/Glimt, që në takimin e parë i befasoi zikaltrit me rezultatin 3-1, në një stadium ku fusha sintetike dhe acari polar ndikuan ndjeshëm në lojën e skuadrës së drejtuar nga Chivu. Me qetësinë që i ka dhënë fitorja e fundit në Serinë A dhe shkëputjen prej 10 pikës ndaj Milanit të vendit të dytë, Interi i ka të gjithë mundësitë për të arritur një fitore me tre gola diferencë.
Atlético Madrid – Club Brugge KV (18:45)
Në “Metropolitano”, Atlético Madrid synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të mbyllur llogaritë ndaj Club Brugge KV, që në ndeshjen e parë ia doli të shmangte humbjen në shtesë, duke barazuar 3-3. Skuadra e Diego Simeones pritet të luajë me intensitet të lartë dhe kujdes taktik, ndërsa belgët do të tentojnë surprizën me kundërsulme të shpejta. Presioni është mbi madrilenët, që nuk duan asnjë hap fals në shtëpi.
Bayer Leverkusen – Olympiacos Piraeus (21:00)
Bayer Leverkusen vjen me besim të madh në ndeshjen e kthimit ndaj Olympiacos, pasi takimin e parë në Athinë e ka fituar me rezultatin 2-0. Vështirë se mund të ketë ndonjë befasi kjo ndeshje, me skuadrën gjermane favorite për të kaluar më tej.
Newcastle – Qarabag
Një ndeshje që nuk pritet të ketë histori. Newcastle United fitoi me rezultat tenistik 6-1 në ndeshjen e parë, duke e mbyllur shpejt çështjen e kualifikimit. Në fushën e tyre ‘Magpies’ thjesht do të kërkojnë të dëfrejnë publikun e tyre me një tjetër shfaqje futbolli spektakolar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: