Manchester City mposhti Newcastle United me rezultatin 2-1, duke iu afruar edhe më shumë me pikë Arsenalit në garën për kreun e tabelës.
Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u shfaq realist në deklaratën e tij, duke theksuar se sezoni është i gjatë dhe plot të papritura.
“Ju premtoj, jam i sinqertë me ju, shumë gjëra do të ndodhin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk e di për Arsenalin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kjo është ndjesia ime…”, deklaroi tekniku spanjoll.
Megjithatë, Guardiola theksoi rëndësinë e pushimit dhe rikuperimit në këtë fazë të sezonit.
Ai bëri të ditur se skuadra do të ketë tri ditë pushim për t’u çlodhur dhe për të rifituar energjitë para sfidave të ardhshme.
Ndeshjen e radhës, Manchester City do ta zhvillojë të shtunën, më 28 shkurt, ndaj Leeds United, në një tjetër përballje të rëndësishme në kampionat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: