Real Madridi pësoi një humbje të rëndë 2-1 në transfertë ndaj Osasuna-s, duke rrezikuar kryesimin e tabelës së LaLiga, nëse Barcelona fiton ndeshjen e radhës.
Takimi nisi me tension dhe raste në të dy portat , por Osasuna arriti të kalonte në avantazh në minutën e 38-të, kur Ante Budimir shfrytëzoi një penallti të fituar pas ndërhyrjes së mbrojtësve madrilenë dhe e dërgoi topin në qoshen e majtë të portës.
Në pjesën e dytë, Vinicius Junior barazoi shifrat për Realin në minutën e 73-të, pas një pasimi të shkëlqyer të Federico Valverde-s brenda zonës së rreptësisë. Ky gol duket se solli shpresë për skuadrën e Arbeloa-s, por Osasuna nuk u dorëzua.
Në minutën e 90+2', Raul Garcia shënoi golin vendimtar pas një pasimi të thjeshtë nga Raul Moro, duke dërguar topin në qoshen e sipërme të djathtë të portës dhe duke vulosur fitoren 2-1 për vendasit.
Kjo disfatë e Real Madridit mund të ndikojë drejtpërdrejt në luftën për titull, pasi një fitore e Barcelonës në ndeshjen e nesërme ndaj Levantes do të detyronte rokadën në krye të LaLiga-s.
.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: