Burnley arriti të barazonte 1-1 me Chelsea-n në minutat shtesë të ndeshjes në ‘Stamford Bridge’, duke marrë një pikë kundër një skuadre që luajti me një lojtar më pak gjatë pjesës së fundit të takimit.
Chelsea kaloi në avantazh shumë shpejt, në minutën e katërt, kur Pedro Neto gjeti hapësirën pas mbrojtjes dhe shërbeu topin për João Pedro-n, i cili shënoi nga pak metra. “Blutë” dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa raste të tjera, por Kyle Walker dhe portieri Martin Dúbravka bllokuan përpjekjet më të rrezikshme të Cole Palmer. Burnley nuk arriti të rrezikonte seriozisht deri afër fundit të pjesës së parë.
Në minutat e fundit të ndeshjes, tensioni u rrit. Wesley Fofana u ndëshkua me karton të dytë dhe Chelsea mbeti me dhjetë lojtarë, duke lënë hapësirë për presionin e Burnley. Scott Parker bëri ndryshime sulmuese, dhe kjo solli efektin e dëshiruar. Në minutën e 93-të, Zian Flemming shënoi me kokë pas një harkimi perfekt nga James Ward-Prowse, duke siguruar barazimin dramatik dhe një pikë për ‘Clarets’.
Ky rezultat i jep pak lehtësim Burnley në luftën për mbijetesë, ndërsa Chelsea humbet pikë të çmuara dhe rrezikon të mbyllë fundjavën jashtë vendeve që çojnë në UEFA Champions League.
Në këtë ndeshje, sikurse e kishte parashikuar trajneri Parker, Armando Broja nuk ishte grumbulluar për shkak të një problemi fizik, që ndoshta mund ta mbajë jashtë edhe për pak kohë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: