Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Dy vëllezër, një mision: Binjakët Shpendi po ‘pushtojnë’ Serinë B

Dy vëllezër, një mision: Binjakët Shpendi po ‘pushtojnë’ Serinë B

17:38, 21/02/2026

Binjakët Shpendi vazhdojnë të jenë protagonistë absolutë në këtë sezon të Serie B, duke konfirmuar formën e shkëlqyer me paraqitje vendimtare javë pas jave. Pas golit të shënuar nga Stiven Shpendi me Empolin, radha i erdhi vëllait të tij, Kristian Shpendi, që shkëlqeu me fanellën e Cesena-s.

Kristianit i mjaftuan vetëm katër minuta në fushë për të lënë gjurmë. Qendërsulmuesi gjeti shpejt rrugën e rrjetës dhe regjistroi golin e tij të nëntë sezonal, duke barazuar shifrën e vëllait. Përveç golave, ai ka kontribuar edhe me katër asistime, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Realizimi i radhës erdhi në përballjen ndaj Spezia-s, një gol që konfirmon rritjen e vazhdueshme të sulmuesit shqiptar. Sezonin e kaluar, Kristiani e mbylli kampionatin me 11 gola, ndërsa këtë edicion duket në rrugën e duhur për ta kaluar atë rekord personal.

Forma e shkëlqyer e binjakëve Shpendi po tërheq vëmendjen në futbollin italian, duke i shndërruar ata në një nga historitë më interesante të këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco