Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Como i bën ‘gjëmën’ Juventusit në ‘Allianz Stadium’, shënojnë Vojvoda dhe Caqueret

Como i bën ‘gjëmën’ Juventusit në ‘Allianz Stadium’, shënojnë Vojvoda dhe Caqueret

17:12, 21/02/2026

Surprizë e madhe në javën e 26-të të Serie A, ku Juventusi u mposht 0-2 në “Allianz Stadium” nga Como, duke regjistruar një tjetër hap fals në kampionat.

Skuadra torineze e drejtuar nga Luciano Spalletti e nisi takimin me agresivitet dhe krijoi rastin e parë të rrezikshëm me Yildiz që në minutën e pestë. Megjithatë, ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në goditjen e parë në portë. Mërgim Vojvoda shënoi me një të majtë të fortë, të devijuar lehtë, duke përfituar edhe nga një pasiguri e portierit Di Gregorio.

Juventusi pati mundësinë të barazonte me Openda-n, por sulmuesi shpërdoroi një rast të mirë, ndërsa Como iu afrua golit të dytë me Da Cunha-n, që goditi traversën me portën e boshatisur.

Në pjesën e dytë, Spalletti provoi të ndryshonte ritmin e lojës me disa zëvendësime, por ishte sërish Como që goditi. Në minutën e 61-të, Maxence Caqueret dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë dhe një asist perfekt nga Da Cunha. Juventusi reagoi, por pa saktësinë e duhur: Koopmeiners goditi shtyllën me kokë dhe më pas edhe nga goditja e dënimit, ndërsa Locatelli u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në sfidën e radhës.

Me këtë fitore, Como e trajnerit Cesc Fàbregas ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe afrohet në vetëm një pikë nga Juventusi, që mbetet në vendin e pestë me 46 pikë, duke rihapur garën për zonën evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco